Kapet shkodrani që trafikonte pakistanezë

691
Sigal

Policia kufitare në pikën e kalimit të Hanit të Hotit, arriti të kapte në kohë një person që trafikonte disa klandestinë.

Bëhet fjalë për Gim Lashaj 41 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 28 maj, është kapur në vendin e quajtur Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, duke transportuar në drejtim të Malit të Zi, 4 shtetas Pakistanezë.

Ata ishin në makinën e shqiptarit, dhe synonin te kalonin ilegalisht në Malin e Zi, dhe më pas drejt vendeve te BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhënia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.