Kapet njëri prej shqiptarëve të arratisur nga burgu

671
Policia greke ka arrestuar njërin prej tre shqiptarëve të arratisur nga paraburgimi i Athinës. Ai është 35 vjeç, i akuzuar për trafik droge.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, u arrestua në zonën e Menidit, një lagje në Athinë.
Ndërkohë vijon kërkimi për dy shqiptarët e tjerë të arratisur. Nga dy shqiptarët që janë në kërkim, njëri është i akuzuar për vrasje kurse tjetri sërish për trafik droge.
Tre shqiptarët u arratisën në mesnatë nga paraburgimi që ndodhet në rajonin e Atikës në Athinë. Së bashku me ta tentoi të arratisej edhe një i burgosur gjeorgjian, por u arrestua në kohë nga gardianët.
Sigal