Kapet në Itali 8 ton drogë që vinte nga Shqipëria, si u fsheh lajmi…

507
Policia italiane ka kapur një sasi rekord droge, e cila ishte nisur me traget nga Shqipëria, dhe ka zbarkuar në portin e Ankonës. Lajmi raportohet nga “Venezia Today” ku thuhet se janë sekuestruar 8 ton mariuanë.
Lajmi është mbajtur i fshehtë për të bërë të mundur gjurmimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Sipas të njëjtave burime droga kishte kaluar qetësisht edhe portin e Ankonës, por shoferi maqedonas i kamionit e kishte ndaluar atë në një pikë servisi.
Në operacion morën pjesë GDF e Ankonës dhe kolegët e tyre të Venecias. Mediat thonë se autoritetet e kishin pikasur drogën që në port, por e lejuan të dalë për të kapur edhe bashkëpunëtorët. Mbetet ende e paqartë nga cili port shqiptar u nis kjo sasi rekord droge.
Sigal