Kapet në Itali 40-vjeçari shqiptar, kontrolli i policisë e nxjerr të pastër, por ja çfarë u gjet në pyll

490
Dy burra, një italian 45 vjeç dhe një shqiptar 43 vjeç janë arrestuar nga karabinierët e Kompanisë se Pomezias në Torvaianica, Romë pasi dyshohen si pronarë të 2 kg hashash dhe 2.5 kg marijuanë.
Gjatë një shërbimi rutinë, karabinierët kanë vënë re dy burrat teksa kanë parkuar makinën në rrugën Trigoria, italiani ka qëndruar në automjet, ndërsa shqiptari u drejtua me diçka të dyshimtë drejt pyllit.
Më pas ai hipi sërish në makinë. Nisur nga lëvizjet e dyshimta, karabinierët vendosën t’i kontrollojnë dy burrat por si nga kontrolli personal ashtu dhe ai në makinë, nuk është gjetur asgjë.
Më pas karabinierët kanë shkuar në vendin ku panë shqiptarin të futej dhe kanë gjetur 4.5 kg drogë të ndarë në doza, gati për t’u shitur si dhe dy peshore elektronike. Dy burrat janë dërguar në burgun e Regina Coeli në pritje të masës së arrestit.
Sigal