Kapet me gjysmë milioni euro drogë në Itali, çfarë e tradhtoi shqiptarin

585
Mëngjesin e djeshëm, karabinierët e Olbias në Sardenjë të Italisë, kanë arrestuar Ramazan Malon, shqiptarin 52-vjeçar banor në këtë qytezë për trafik droge.
Tek autoritetet italiane u ngjallën dyshime pasi ndaluan shqiptarin në një pikë kontrolli i cili po kthehej në Sardenjë nga Korsika.
Itinerari i çuditshëm që bëri Ramazan Malo për të shkuar në shtëpi, dhe sigurisht nervozivmi që tregoi kur u ndalua nga policia, tërhoqi vëmendjen e karabinierëve të cilët vendosën të thellonin kontrollin.
Duke kërkuar në makinë, autoritetet italiane gjetën 1.5 kg heroinë të ndarë në tri pako dhe në kërkimin e mëvonshëm në shtëpinë e shqiptarit gjetën edhe 1.2 kg kokainë. Nëse droga do të shitej në treg do të arrinte vlerën gjysmë milioni euro.
Sigal