Kapet kamioni me 1 ton kanabis sativa, por shkonte në …

674
Sigal

Policia greke tha se ka sekuestruar rreth një ton kanabis sativa në një kamion që u bllokua në hyrje të Janinës, qytetit verior grek fqinj me Shqipërinë.

Sipas policisë greke shoferi i kamionit që rezulton i vjedhur është një 30 vjeçar, shtetas i huaj.

Sipas policisë greke operacioni kishte nisur në brezin kufitar me Shqipërinë.

Sipas mediave greke dyshohet se lënda narkotike ishte transportuar nga brezi kufitar në sasi të vogla në kamionin që kishte destinacion qytetet në thellësi të Greqisë.

Operacioni antidrogë u krye nga Divizioni i Antidrogës Greke dhe sasia e narkotikëve është ndër më të mëdhatë e bllokuara gjatë viteve të fundit nga policia greke.

Po sot policia shqiptare arrestoi një tjetër pjesëtar të 4 grupeve kriminale që u ndaluan dje për aktivitet në fushën e narkotikëve.

Sipas Policisë shqiptare numri i të arrestuarve ka shkuar ne 58 persona qe akuzohen si të përfshirë në kultivimin dhe më pas trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë.