Kapet gomonia me mbi 700 kg marijuanë në Itali, arrestohen dy shqiptarë

508
Sigal

Gazeta Telegraf/

Shtypi italian shkruan se gjatë mbrëmjes
së djeshme është kapur një gomone me 730 kilogramë marijuanë në Leçe.

Dy skafistët, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, pas një
përpjekjeje për t’u larguar, janë arrestuar nga marina detare në Leçe dhe tani
akuzohen për trafik ndërkombëtar të sunctancave të ndaluara. Vlera e
drogës së sekuestruar arrin në disa miliona euro.

Bëhet fjalë për sekuestrimin e dytë të një ngarkese kaq të
madhe me hashash të kryer në Kanalin e Otrantos në javën e fundit. Në mbrëmjen
mes të martës dhe të mërkurës së shkuar, policia italiane pikasi në birgjet e
Otrantos një tjetër gomone të përmasave të mëdha, e gatshme për të mbërritur në
brigjet salentine, ku në bord kishte 700 kg marijuanë.