Kapet bosja shqiptare e drogës në Ekuador, ja kush është

247
Një organizatë e trafikut të drogës, që vepronte në krahinat e Guayas dhe Santa Elena, është shpërbërë nga skuadra anti-drogë. Ky grup ishte i përbëra me persona nga Ekuadori, Kolumbia dhe Italia. Ndërsa sipas mediave ekuadoriane pjesë e kësaj organizate ishe dhe një shqiptare.
Nelson Villegas, Drejtori Kombëtar i Narkotikëve, tha se operacioni u krye të hënën në Port. Sipas tij hetimet ishin përqendruar për të shpërbërë këtë rrjet kriminal i cili tregtonte sasi të madhe droge në tregjet e Evropës.
Sipas agjentëve të cilët zbuluan organizatën vunë re se çdo anëtarë i saj kishte funksione të veçanta. Po sipas këtyre autoriteteve e përfshirë në këtë grup kriminal ishte dhe një shqiptare Alina. A.
Rrjeti ndërkombëtar i trafikantëve të drogës kishte koordinatorë dhe njerëzit e sigurisë brenda portit nga ku bëhej kalimi i drogës.