Kapet 79 kg kanabis në tavanin e kamionit në Kapshticë, shkonte në Turqi (Fotot)

602
Një sasi prej 79 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia kufitare në Kapshticë, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi.

Policia sqaron se ka prangosur Ardian Dulën, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte drejtues i një kamioni të markës “Scania” dhe synonte të kalonte në drejtim të Greqisë.

“Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorikios, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike. Konkretisht në brendësi të tubave të cilat mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan tuba të tjerë me ngjyrë portokalli, brenda të cilëve u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 79 Kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa”, sqaron Policia.

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi i mësipërm, kishte si destinacion Turqinë. Veprimet procedurale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Sigal