Kapen në Mynih 550 kg kanabis, vinte nga Shqipëria

519
Policia e Mynihut sekuestroi këtë të enjte mbi 550 kilogramë marijuanë, të fshehura në një kamion i cili vinte nga Shqipëria.
Mjeti drejtohej nga një serb që përfundoi në pranga. Sipas mediave gjermane, kjo është sasia e dytë më e madhe e drogës, e kapur në vend në 10 vitet e fundit.
Ndërsa në Foggia të Italisë, dy shiqptarë u arrestuan nga Guardia di Finanza, pasi u kapën me 12 kg heroinë, e një cilësie shumë të pastër. Në pranga e policisë italianë përfunduan Elio Jançe, 38 vjeç, Orges Tusha, 40 vjeç dhe italiani Alessandro Bonaventura, 38 vjeç.
Sipas autoriteteve italiane, sasia e heroinës së kapur, do t’u sillte trafikantëve 1 milion euro përfitime.
Sigal