Kapen me drogë në Greqi, 3 shqiptarë në pranga

605
Policia greke ka vënë në pranga ditën e sotme 3 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë.
Siç bëjnë me dije mediat greke, shqiptarët e arrestuar janë të moshave 25, 41 dhe 49 vjeç, të cilët prej kohësh shpërndanin drogë në disa lagje të Athinës.
Në momentin që u arrestuan atyre u sekuestrua një sasi prej 45 kg kanabis, për të cilën hetuesit thonë se kishte ardhur nga Shqipëria.
Për këtë grup, policia greke ka dyshime se ka trafikuar sasi të mëdha droge nga vendi ynë në drejtim të Greqisë, ndërsa hetimet janë shtrirë për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe 1650 Euro dhe 2400 Lekë, ndërsa deri tani nuk dihen emrat e tyre.
Sigal