Kapen me drogë, dy të arrestuar në Tiranë

126
Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e djeshme, dy persona të cilët janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike.
Siç bëhet e ditur nga blutë e kryeqytetit, të arresturit Engli Zhegu, 28 vjeç, i dënuar më parë si dhe Andi Fejzo, 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Andi Fejzo u arrestua pasi në rrugën “Him Kolli”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”.
Po ashtu në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një grirëse metalike e lëndëve narkotike, një sasi qesesh farmaceutike, një telefon dhe mjeti tip “Benz”.
Ndërsa, Engli Zhegu u arrestua pasi në rrugën “Agush Gjergjevica” gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “BMË” dhe kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza lëndë narkotike “Cannabis Sattiva”.
Për të dy arrestimit, policia e Tiranës sqaron se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.