Kapen dy të “tmerrshmit” shqiptarë që vidhnin turistë në Torino

500
Karabinierët e Pietra Ligure në Itali kanë arrestuar në flagrancë dy shqiptarë me inicialet H.O., 25 vjeç dhe V.M., 22 vjeç. Në plazhin e Finale Ligure, ata janë kapur duke vjedhur një çantë disa turistëve nga Torino, të cilët ishin me pushime.
Dy shqiptarët akuzohen për veprën penale tentativës së vjedhjes në bashkëpunim. Siç raportohet nga mediat lokale, efektivët ishin të angazhuar në patrullime në plazhe kur kanë vënë re shqiptarët përpiqeshin të kryenin vjedhjen.
Sigal