Kapen 4 shqiptarët që ishin nisur drejt Anglisë me avion, mes tyre edhe një fëmijë 3 vjeç

581
Tre të rritur dhe një fëmijë 3 vjeç janë personat e ndaluar nga autoritetet franceze, të cilët kishin hipur në avion të vogël për të shkuar drejt Anglisë.
Mediat e huaja shkruajnë rreth këtij fenomeni që përdorin shqiptarët për të kaluar në Britaninë e Madhe, teksa sot policia franceze vuri në pranga pilotin dhe ndihmësin e avionit të vogël.
avioni privat u ndalua në pistën e një aeroporti në veri të Francës, ku emigrantët shqiptarë do të kontrabandoheshin drejt Britanisë nga dy anglezët kundrejt një tarife që nuk dihet. Nuk është hera e parë që emigrantët shqiptarë përpiqen të gjejnë mënyra të rrezikshme për të hyrë ilegalisht në Britani të Madhe.
Sigal