Kapen 10 kg drogë në Janinë, çantat e fshehura nëpër shkurre

504
Sigal

Policia helene ka zbuluar një tjetër sasi droge në Janinë. Sipas mediave greke, droga, rreth 10 kg marijuanë u gjet në dy çanta me drogë në anë të rrugës Janinë-Kozani, në kilometrin e 30-të. Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur nën disa shkurre.
Në çanta ndodheshin 9 pako me gjithsej 10 kg e 250 gr. marijuanë. Policia greke ka thënë se droga ishte kaluar nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur për t’u tërhequr nga trafikantë të tjera që më pas do e çonin në destinacion.