Kapacitetet audituese – Leskaj: Marrëdhënia KLSH-Parlament, nevojë për një fazë të re

485
Kryetari i Kontrolli të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj shpreh vlerësim për marrëdhënien e këtij institucioni me Parlamentin duke e quajtur atë simbolike. Por veçon ai ky raport duhet të hyjë në një fazë të re, atë të zbatimit konkret të rekomandimeve të KLSH, kërkese edhe e progresraportit të BE. Gjatë seminarit për forcimin e kapaciteteve audituese Leskaj nuk komentoi përplasjet e KLSH me pushtetin dhe institucionet e tjera. 

Një marrëdhënie simbolike është ajo mes Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Kuvendit të Shqipërisë e cila do duhet të kalojnë në një fazë të re, atë të zbatimit të të rekomandimeve të këtij institucioni të pavarur. Kështu u shpreh kreytari i KLSH Bujar Leskaj në seminarin mbi “Forcimin e kapaciteteve Audituese në Shqipëri”. Leskaj nuk komentoi përplasjet e forta të ndodhura mes KLSH dhe institucioneve shtetërore. 

KLSH ka kërkuar edhe ngritjen e institucioneve të reja apo edhe komisione parlamentare me fokus rekomandimet dhe auditimet e saj.

Në këtë seminar dhanë eksperiencat e tyre Drejtoresha e Qendrës për Ekselencën për Auditim të Qeverisë së SHBA dhe përfaqësues të Zyrës kombëtare të Auditimit të Polonisë. Fokusi i diskutimit ishte mbi rëndësinë e trekendësishit Parlament-SAI-Ekzekutiv për të rritur llogaridhënien e qeverisë përmes shfrytëzimit të mekanizmave të tillë si komisione apo interpelancat.
Sigal