KAOS total me ndihmat/ Shkullaku: Dukagjin Lipa më mori në telefon, nuk dinte ku t’i derdhte paratë

529
Sigal

Ra ky tërmet dhe kuptuam që shteti shqiptar është tërësisht i ç’organizuar në rastet e fatkeqësive natyrore, aq sa qytetarët nuk dinë se ku ti dërgojnë më ndihmat e tyre, pasi ka pasur një kaos në shpërndarje.

Ky është rasti dhe i babait të Dua Lipas, Dukagjinit, i cili ka telefonuar analistin Armand Shkullaku, pasi nuk dinte se kujt tia besonte donacionet që donte të jepte për banorët e prekur nga tërmeti.

“Kaosi vazhdon. Para se të hyja në studio më mori në telefon Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa. Donte të bënte një donacion monetar, por nuk e dinte se ku ta bënte pasi online janë 50 linqe. Edhe ky fakt tregon se ka kaos”, tha Shkullaku në studion e Abc News.

Më tej ai solli të tjera argumente të keqmenaxhimit të ndihmave humanitare.

“Qeveria nuk arriti dot të ngrejë në kohë një Shtab Emergjence mes Durrësit dhe Thumanës. Duhet një autoritet zyrtar që del çdo një orë dhe raporton për strehimin, për ndihmat, etj. Duhen persona me emra konkret që po merren me këtë punë.

Kryeministri del në vende të ndryshme, bën foto dhe jep gjoja intervista kalimthi… Kjo është nën efektet e propagandës dhe jo punë reale. Unë kam ndjekur mediat dhe kam parë njerëz që nuk dinin ku të drejtoheshin për ndihmat. Ndihma ka, por nuk ka organizim! Më kujtohet në 1999 shtabi i Ushtrisë Italiane. Kishte një shtab dhe një gjeneral që ndiqte gjithë operacionin humanitar”, u shpreh Shkullaku.