Kaos në paraburgimin e Vlorës, të dënuarit vënë zjarr të qëllimshëm

534
Pak minuta më parë ka rënë zjarr masiv në ambjentet e paraburgimit të Policisë së Vlorës, ku mësohet se ka persona të plagosur.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga zjarri i rënë kanë mbetur të plagosur katër të burgosur për shkak se janë asfiksuar nga tymi.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e të plagosurve dhe arsyet e ngjarjes, por dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga vetë të burgosurit për tu arratisur, të cilët mendohen se kanë djegur dyshekët. Pritet që hetimet të hedhin dritë detajet e mëtejshme të ngjarjes.
Sigal