Kaos në Aereoportin “Nënë Tereza”

622
Sigal

Skandali/ Belinda Balluku “në luftë” me qenin në pistën e Rinasit

Qesharake, por e vërtetë! Avioni i linjës Romë-Tiranë rri pezull mbi Rinas për gjysmë ore! Një qen rrugaç kishte hyrë në pistën e aeroportit! Drejtorja e Albcontrol sh.a, (ish ANTA-s), Belinda Balluku nuk mund të menaxhojë dot një qen që hyn në pistë dhe jo më një institucion të rëndësisë së veçantë, siç është aeroporti i Rinasit. Sipas pasagjerëve të avionit të linjës Romë-Tiranë, i cili mbërriti në orën 16.30 në Aeroportin “Nënë Tereza”, avioni ngeli gjysmë ore pezull për shkak të një qeni. Dhjetëra punonjës policie, të cilët po rrekeshin për të kapur qenin i cili kishte hyrë në pistë, u bënë qesharakë dje në sytë e mijëra udhëtarëve të cilët pritnin për nisjen e tyre të radhës, apo të atyre brenda në avion, që për shkak të një qeni rrugaç bënë disa xhiro rreth aeroportit “Nënë Tereza”. Është e pafalshme që Albcontrol (Shërbimi i Lundrimit Ajror i Republikës së Shqipërisë), nga paaftësia e punonjësve, të cilët marrin miliona, nuk arrin të largojë dot një qen rrugaç nga pista, kur ndërkohë në aeroport nuk lejohen as shpendët, për largimin e të cilëve duhet të kujdesen njerëz të posaçëm në këtë institucion. Estrada e djeshme veçse përbalt sigurinë ajrore civile në Shqipëri. Por kjo nuk është e para herë. Drejtuesja e entit përgjegjës për trafikun ajror në Shqipëri, znj. Balluku, në fakt, është përfolur, lidhur me çështjen e trafikut të drogës me avionë, pas rrëzimit të avionit në Divjakë në një përpjekje për trafikimin e drogës.