Kanosi me armë zjarri babë e bir në Dibër, arrestohet 48-vjeçari

557
Sigal

Një shtetas 48 vjeç u arrestua në Dibër, pasi ka kanosur me armë zjarri babë e bir për çështje të pronësisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë A (B) Sh, 48 vjeç, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar, pasi kanosi me armë zjarri babë e bir!

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, një ambjent në qytetin e Peshkopisë, është kapur dhe ndaluar shtetasi :

A (B) Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Hotesh, Njësia Administrative Luzni, Dibër.

Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Hotesh, për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh, dhe A.Sh (babë e bir).

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.