Kanosën me armë të riun, prangosen tre persona në Elbasan

580
Sigal

Tre persona janë arrestuar në Elbasan pasi kanë kanosur me armë një person pasi një konflikti për motive të dobëta.

Nga policia është arrestuar S.Ll 23-vjeç si poseduesi i armës dhe E.Q 22-vjeç dhe F.B, 50 vjeç për moskallëzim të krimit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit ka marrë njoftimin se në fshatin Bradashesh të Elbasanit po ndodh një konflikt ku njëri prej tyre ka dhe armë zjarri.

Vlerësimi i situatës dhe reagimi në kohë i shërbimeve të policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, ku njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri një shtetas tjetër.

Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi në flagrancë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarrit shtetasin F.C.

Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë.

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale moskallëzim i krimit.

Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje” në ngarkim të shtetasit S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.