Kandidatët që hyjnë në testimin e infermierëve, kjo është lista e plotë

721

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur këtë të premte listat përfundimtare të kandidatëve që do të hyjnë në testimin e infermierëve.

Sigal

Lista përfundimtare të botuara në faqen zyrtare të Ministrisë, vijnë pas verifikimit të ankesave, sipas afateve të paracaktuara, për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë, të cilët do të konkurojnë në 4 qarqe.

Ministria njofton se testimi i parë do të zhvillohet të shtunën (nesër) datë 31 Mars për qarkun e Tiranës, në orën 14.00 në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Ndërkohë në Shkodër, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Luigj Gurakuqi për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës.

Në Elbasan, testimi do të zhvillohet më datë 4 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Aleksandër Xhuvani për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë, Berat.
Në Vlorë, testimi do të zhvillohet më datë 5 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Ismail Qemali për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirakastër.

Listat e plota të kandidatëve që hyjnë në testim, sipas qarqeve mund ti gjeni duke klikuar KËTU