Kanalet kulluese dhe ujitëse do të kalojnë në varësi të bashkive

591
Sigal

Komisioni i
Veprimtarive Prodhuese ka nisur diskutimin e projektligjit që parashikon
kalimin e kanaleve kulluese dhe ujitëse në varësi të njësive vendore. Drejtori
i Administrimit të Ujërave në Ministrinë e Bujqësisë bëri me dije se në bazë të
draftit parashikohet edhe dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së sektorit të
kullimit dhe ujitjes. Komisionet u përfshinë në debat në lidhje me sipërfaqen e
tokës bujqësore që ujitet. Sistemi ujitës dhe kullues tashmë do të kalojë nën
varësi të njësive vendore. Gjatë diskutimit në Komisionin e Veprimtarive
Prodhuese, përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë shpjegoi se Bashkitë tashmë
do të kenë si detyrë mirëmbajtjen  e
kësaj infrastrukture, ndërsa tha se 
drafti i ri parashikon dhënie me koncesion ose të formës PPP të mirëmbajtjes
dhe menaxhimit të kanaleve kulluese dhe ujitëse. Irfan Tarelli tha se “Partneritetet
Publike-Private, format e koncesionit, operatorët e tjerë. Por ne mendojmë që
në afatmesëm, siç e thashë, Bashkia mbetet operatori kryesor dhe bashkia ka
burimet e financimit, ka mbështetje nga buxheti i shtetit, ka burimet e veta,
ka Grante dhe burime të tjera të ligjshme”. Komisioni u përfshi nga debatet në
lidhje me sipërfaqen e tokës bujqësore që mund të ujitet. Përfaqësuesi i
Ministrisë premtoi se e gjithë toka bujqësore e shfrytëzueshme do të ketë
funksional sistemin e ujitjes vitin e ardhshëm. Ndërkohë ish-Ministri i
Bujqësisë, Genc Ruli, e cilësoi të vonuar dhe të pazbatueshëm draftin. Ruli tha
se :jemi vend malor, nganjëherë uji duhet ngritur lart që të ujisë, nganjëherë
shkon në det përpara se të shkojë në fushë. Pra ujitja tek ne kushton”.
Referuar projektligjit, fermerët do të duhet të paguajnë 2 tarifa për
mirëmbajtjen e sistemit dhe për ujin që shfrytëzojnë për vaditje.