Kanabizimi, Çako në Shkodër mesazh drejtuesve lokalë: Do mbani përgjegjësi

517
Ndryshe nga vitet e shkuara, sivjet në luftën kundër kultivimit të kanabisit drejtuesit vendorë të qarkut Shkoder i kanë kërkuar kreut të policisë së shtetit Haki Çako të jenë edhe ato të përfshirë në grupet e operimit në terren.

Kërkesa erdhi gjatë konferences rajonale të organizuar mbi parandalimin e kultivimit të lëndeve narkotike, që sivjet ka nisur me “luftën” e ndarë në 3 faza.

Në fjalën e tij drejtori i policisë së Shkodres Alban Çela vuri theksin në ndihmën që duhet të japin të gjithë aktorët pa përjashtim, përfshirë edhe vetë komunitetin në luftën kundër kanabisit. Vetëm për 3 muajt e parë të ketij viti janë kontrolluar 4619 ambjente, kryesisht sera, tunele, magazina dhe objekte të braktisura.

Më pas takimi ka vijuar me dyer të mbyllura, ku janë evidentuar edhe zonat problematike ku qarku i Shkodres kryeson me malësitë e Dukagjinit dhe rrethin e Pukës.

Paralelisht sivjet puna e policisë e cila është ndarë në 3 faza do të shtrihet edhe me kontrollet e vazhdueshme të kufirit të gjelbërt, mjaft i lakmuar nga trafikantët për shkak të afërsisë me Malin e Zi.

Mësohet se drejtori Çako në fjalën e tij përpara efektivëve të policisë Shkoder dhe drejtuesve vendore, ka qënë i prere kur ka deklaruar se do të mbahen përgjegjesi direkte për zonat që mbulojnë këto aktore, pasi lufta me kanabisin nuk do të kete asnjë kompromis.

Gjithashtu është kërkuar të mos tregohen neglizhime për shkak se ndodhemi në një periudhe prag fushate dhe zgjedhjesh, që mund të shfrytëzohet nga kultivuesit. Këtë vit zonat që me herët kanë qënë të kultivuara, si dhe personat e skeduar do të mbahen nën kontrolle të posaçme nga policia e shtetit.
Sigal