Kanabisi/ Prokurori i Antimafias së Lecces në Tiranë: Shumë drogë kapet në Itali, të intensifikojmë luftën e hetimet

471
Sigal

 

Prokurori
i Antimafias së Lecces, Cataldo Motta ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, për
të diskutuar në kuadër të bashkëpunimit në luftën anti-drogë. Në takimin e
zhvilluar me kryeprokurorin Adariatik Llalla dhe prokurorë të Krimeve të Rënda,
theksi i bisedës është vënë tek hetimet për sasitë e mëdha të drogës që hyjnë
në Itali nga Shqipëria.

“Verifikuam disa hetime që kemi të
hapura”, tha Prokurori Motta në një deklaratë për mediat pas takimeve.

“Krimet e Rënda na ofruan
bashkëpunim të mirë”, nënvizoi ai teksa theksoi se “shumë drogë kapet në Itali,
të intensifikojmë luftën e hetimet”.