Kampi i LSI në Jalë, Kryemadhi: Nuk i bëmë ftesë Ramës, por mund të lidhemi me telefona

517
Edhe këtë vit Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur të rinjtë e Forumit Rinor në plazhin e Jalës.
Kreu i LSI-së, Meta deklaroi se do shkonte të kalonte pak kohë pushime në këtë kamp, por ende nuk dihet kush do të jenë të ftuarit e tjerë politikanë apo personalitete. Duke qenë se është bërë traditë ftesa e personaliteteve, kujtojmë se të ftuar kanë qënë edhe Tahiri e Veliaj.
Por ende nuk dihet kush do të jenë të ftuarit nga Partia Socialiste këtë vit. Monika Kryemadhi e pyetur nga ABC News, nëse këtë vit ishte rezervuar një ftesë për kryeministrin Rama, e mohon.
Por Kryemadhi nuk e përjashtoi mundësinë që të rinjtë e LRI të lidheshin me të nëpërmjet telefonit.
“Me thënë të drejtën nuk kemi bërë një ftesë zyrtare, sepse nuk mund të kushtëzojmë njerëzit në axhendat e tyre. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të lidhemi me telefona. Gjëja kryesore sot është që njerëzit të flasin me njëri – tjetrin dhe t’i shohim ballë për ballë”, u shpreh ajo
Sigal