Kamioni përfundon në det, nxirret me balona nga Karaburuni

482
Sigal

Një kamion trailer i cili po transportonte ushqim për vaskat e peshkut, ka rënë në det në Gadishullin e Karaburunit. Mjeti ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe pas disa rrotullimve ka rënë në det.

Punonjësit e vaskave i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit duke e transportuar në spital, ku aktualisht është në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër kompania nisi nga puna për nxjerrjen e trailerit, ku kamioni është transportuar nëpërmjet disa balonave me ajër për disa milje, nga Karaburuni në Orikum. Mjeti është dëmtuar totalisht dhe sipas burimeve nga kompania, dëmet janë të konsiderueshme.