Kamëz, u kap me kallashnikov në gomisteri, pranga 31-vjeçarit

588
Sigal

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Shinat” u arrestua shtetasi me inicialet E. K., banues në Kamzë.

Shërbimet e policisë kanë marrë informacion nga qytetarët se ky shtetas në gomisterinë e tij mbante sende të kundërligjshme.

Menjëherë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr. 5 është organizuar operacioni policor i koduar “Shinat”, ku në zonën e Fushë-Mëzezit, gjatë kontrollit të gomisterisë së shtetasit E. K., shërbimet e policisë kanë gjetur një kallashnikov, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprime të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i te riut, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.