Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz pas mesnatës, rreth orës 02:07 ku në oborrin e banesës dhe lokalit së shtetasit Shkëlqim Halili është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer. Fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Por përveç lëndës plasëse autorët kanë qëlluar edhe me armë zjarri. Ndërkohë është gjetur e djegur në Larushk të Fushë Krujës një makinë tip ‘Fouristradë’ që dyshohet se është përdorur për ngjarjen. Brenda automjetit të djegur janë gjetur dhe dy armë të llojit automatik.

Ndërkohë vëllezërit Halili kanë thënë se nuk kanë kanë konflikte. Praprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar.Megjithatë do të jenë kamerat e sigurisë ata që do të ndihmojnë policinë në hetimin e kësaj ngjarjeje.

Informacion paraprak nga Policia Tiranës:

Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.

Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të  banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.