Kamëz/ Gëzim Dacit, iu vendos tritol për herë të dytë. Si i shpëtoi atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit

1066
Sigal

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak pas mesnate në një banesë në zonën e Bathores.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme matëriale, sasia e lëndës shpërthyese ishte vendosur në katin e parë të banesës së Gazmir Dacit, i cili ndodhet në burg për vrasjen e dy vëllezërve Kolaveri.

Kjo është hera e dytë që familja e Dacit sulmohet me eksploziv, ndërsa vetë të riut i është bërë atentat me snajper në  burgun e Vaqarrit.

Lidhur me atentatin që ndodhi në burgun në Vaqarr është arrestuar Ergys Kolaveri, që është vëllai i dy viktimave.

Edhe ngjarja e sotme mendohet se ka të bëjë pikërisht me hakmarrjen, pasin kujtojmë se dhe i ati i Gëzim Dacit është dënuar me katër vite burg për shkak se e ka ndihmuar të birin që të fshihet pas vrasjes së dy vëllezërve. Daci vuan dënimin me 35 vite burg, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ngjarja: 

Mbrëmjen e datës 4 nëntor 2015 rreth orës 18:00, Gazmir Daci udhëtonte me një automjet tip BMW X5, në rrugën “Demokracia” në Kamzë. Në afërsi të një njësie tregtare, ai ka hasur në rrugë me një mjetë po BMW X5 i drejtuar nga shtetasi Robert Kolaveri. Në këtë çast, Daci me një armë në dorë ka zbritur nga makina dhe ka shkuar në drejtim të shtetasi Robert Kolaveri ku janë konfiktuar me njëri-tjetrin.

Pas largimit të Robertit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me Valmir Kolaverin, vëllai i Robertit.  Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese. Në përfundim të kësaj bisede, Gazmiri ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të njësisë tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit.

Këta të fundit i ka gjetur në hapësirën përpara njësisë tregtare në fjalë e pranë një autoveture në pronësi të tyre. Edhe në përballjen me vëllezërit Kolaveri në këtë vend, Gazmir Daci është përfshirë në një konflikt të ashpër verbal me ta. Në vazhdim e sipër të konfliktit, ai ka nxjerrë armën e tipit pistoletë, që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të Robert Kolaverit, dhe më pas dhe vëllait tjetër Saimir Kolaveri.