Sigal

Xhelal Daci, të cilit iu vendos tritol gjatë natës në shtëpinë e tij në kamzë, e ka treguar me emër se cilin person dyshon si atentator të sulmit ndaj tij. Xhelal Daci tha se autori i atentatoi me tritol është Saimir Kolaveri, vëllai i të ndjerit Valmir Kolaveri, të cilin e vrau i biri i tij Gazmir Daci. Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burg.

Xhelal Daci foli me telefon nga jashtë vendit,  ku ndodhej, për mediat në Tiranë dhe reshtoi një seri akuzash ndaj familjes Kolaveri, e cila sipas tij po hakmerrej për vrasjen e të birit.

Policia nga ana e saj dha vetëm një informacion paraprak: “Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36 në rrugën “Martin Cami”, në banesën e shtetasit Xh. D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”