Kamera për çdo autobus, linjat e Kasharit, Freskut dhe Farkës me abone

1616
Linja e Kasharit, Freskut dhe Farkës integrohen në trasportin urban të Tiranës. Tashmë qytetarët që përdorin autobusët e kësaj linje do të udhëtojnë me bileta ose abone.
Kryebashkiaku Veliaj tha se këto masa të Bashkisë së Tiranës vinë në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët në një anketim të realizuar nga Bashkia.
Veliaj tha gjithashtu se deri në fund të vitit, autobusët e të gjitha linjave do kompletohen me sistemin e brendshëm të kamerave.
Ky proçes ka nisur tashmë në disa linja. Veliaj tha se kjo nismë është në funksion të rritjes së sigurisë.
Veliaj: Në linjën e Kasharit tani njihet aboneja, kemi 21 autobusë me frekuencë 7 minuta secili.
-Linja e Unazës ka pasur një risi, kemi shtuar 14 autobusë model firzamonikë. Projekti i GPS i referohej linjës së Tiranës.Do vazhdojmë ta testojmë.
-Linja e Porcelanit tjetër premtim i mbajtur, jemi duke testuar zgjatjen deri në pallatet e Linzës edhe pse formalisht kanë qenë në komunën Dajt.Sot janë të integruar në qytetin e Tiranës, bëhet fjalë për zonën e Freskut, pranë Thesarit.Sot është linjë me biletë dhe përdorim të abonesë.
-Linja e Farkës pjesë urbane e Tiranës, me abone.
Do vazhdojmë me kontrollet e vazhdueshme, kryesisht në pastërti.Do monitorojmë rritjen e flotës, vjet kishim 200, sot kemi 290. Kemi nisur një proçes të rinovimit të autobusëve ekzistues. Nuk do jetë e largët dita kur do na duhet të adoptpojmë qytetin për infastrukturë karikimi për autobusët elektrikë, edhe në Tiranë do kemi këto risi.
Kemi futur në disa linja dhe besoj deri në fund të vitit do kompletohen të gjitha linjat, rrjetin e mbyllur të kamerave. Kjo për rritje të sigurisë, një herë apo dy herë në vit do na duhen filmimet për atë që ndodh një autobusë.
Vetëm prania e kamerave në autobus është dekurajuese për cilindo hajdut xhepash apo abuzues.Probleme të tilla ka kudo në botë, por besoj se do zgjidhen ndjeshëm jo duke vënë policë, por me sistem kamerash.
Sigal