Kalorësi i apokalipsit Sors

541
10 janë arsyet, se përse Soros është i rrezikshëm edhe për vetë Amerikën 
1. Jep miliarda për kauza të së majtës: Soros e nisi institutin e tij “Shoqëria e Hapur” në vitin 1993, duke e shitur si një mënyrë për të shpenzuar pasurinë për çështje progresive. Duke përdorur “Shoqërinë e Hapur” Soros ka dhënë mbi 7 miliardë dollarë për grupe të majta. Ja një listë e disa prej përfituesve të SOROS: ACORN, Apollo Alliance, National Council of the National Organization for Women.
2. Influencon në zgjedhjet e SHBA: Në vitin 2004 Soros është shprehur se largimi i Xhorxh Bushit nga posti i presidentit “është qëllimi kryesor i jetës sime”. Aty ku kishte futur turinjtë futi edhe paratë, duke dhënë 23.58 milionë dollarë për 527 grupe të mobilizuar për rrëzimin e Bushit. Financimet e tij bënë që të kërcejë në karrierën politike edhe presidenti pasues, Barack Obama. Në vitin 2004 Soros organizoi mbledhje fondesh për fushatën e Obamës për senator të Ilinoisit dhe dha kontributin maksimal që në çastin e parë, kur Obama njoftoi kandidaturën për President.
3. Kërkon të zvogëlojë sovranitetin e Amerikës: Për Sorosin, ëndrra më e madhe është që Amerika të vendoset nën thundrën e organizatave ndërkombëtare. Ai kërkon pushtet më të madh për grupe, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar madje pa iu dridhur qerpiku deklaron se “roli i SHBA në FMN duhet të zvogëlohet”. Në vitin 1998, ai shkruante: “Për sa kohë ka interesa kolektive, që kapërcejnë kufijtë shtetërorë, sovraniteti i shteteve duhet t’i nënshtrohet ligjeve dhe institucioneve ndërkombëtare”.
4. Kap mediat: Soros është financuesi i Media Matters for America, një grup aktiv që sulmon çdo pikëpamje konservatore, që shfaqet në mediat kryesore.
5. MoveOn.org: Soros është financuesi kryesor i MoveOn.org, një grup avokatie dhe komitet politik veprimi, i cili mblodhi miliona për kandidatët liberalë. Në faqen e tij, ky grup krahasoi Xhorxh Bushin me Adolf Hitlerin dhe sulmoi figurën e gjeneralit David Petraeus me famëkeqen “Gjenerali na tradhtoi” ,botuar në “Nju Jork Tajms”.
6. Center for American Progress: Drejtuar nga Xhon Podesta, zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë nën administratën e presidentit Klinton. Kjo qendër ka qenë një instrument për të siguruar lidhjet dhe politikat për presidentin Obama. Kjo qendër ka qenë edhe ura mes Soros dhe Obamas, duke e bombarduar me ide dhe rrethuar me staf.
7. Ekstremizmi mjedisor: Njeriu i Obamës për mjedisin, majtisti Van Xhons është financuar nga Soros për idetë e tij mjedisore. Paratë e Soros kanë shkuar për këto grupe: the Ella Baker Center, Green For All, the Center for American Progress dhe the Apollo Alliance, të cilët janë paguar me 110 miliardë dollarë për nismat “e gjelbërta”, përfshi këtu edhe përfitimin prej fondit të dhënë nga vet Obama. Soros ka financuar gjithashtu Nismën për Politika Klimaterike për të ngritur çështjen e ngrohjes globale. Po ashtu i ka dhënë para Miqve të Tokës.
8. America Coming Together: Soros ka dhënë rreth 20 milionë dollarë për 527 grupe të angazhuara për të rrëzuar presidentin Bush. Me mjete nga më të paskrupulltat, anëtarët e ACT bënë çmos për të manipuluar votuesit amerikanë, madje u gjobitën me 775 mijë dollarë nga Komisioni Federal Zgjedhor për shkelje të ligjit zgjedhor. Çuditërisht në vitin 2012, një vit para zgjedhjeve në Shqipëri, ish-ambasadori i SHBA Alexander Arvizu lançoi, ai vetë, në Tiranë lëvizjen Albanian Coming Together, me shkurtimin ACT NOW.
9. Manipulon egërsisht paranë: Pjesa më e madhe e pasurisë së multimiliarderit, Xhorxh Soros ka ardhur nga spekulimet monetare. Gjatë krizës financiare aziatike të vitit 1997, kryeministri Malajzian Mahathir bin Mohamad e akuzoi atë se përmes aktivitetit tregtar spekulativ rrënoi monedhën vendase, ndërsa në Tailandë u quajt “kriminel lufte ekonomike”. I njohur si “njeriu që theu bankën e Anglisë” Soros shkaktoi në Britani një krizë financiare, duke manovruar 10 miliardë stërlina. Për rrjedhim monedha vendase u zhvleftësua. Prej këtij spekulimi, Soros fitoi 1 miliard stërlina angleze.
10. Çmenduria: Soros vazhdimisht thotë, se e sheh veten si një figurë e dërguar nga Zoti dhe nuk i kursen për veten komentet megalomane.
Sigal