Kalon mallra ushqimore kontrabandë, arrestohet në flagrancë një shtetas

486
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Policinë e Korçës, arrestuan në flagrancë shtetasin Jorgo Liço, 48 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap me një sasi mallrash ushqimore (pastiçerie) të dyshuara si kontrabandë, të cilat nuk ishin deklaruar nga ana e tij, në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Po ashtu u proceduan penalisht për shpërdorim detyre, dy doganierë, të cilët nuk ushtruan kontroll në automjetin e tij.
Në vijim të hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj shtetasve E.Ç, 37 vjeç, banues në Tiranë, si edhe L.K, 57 vjeç, banues në fshatin Sovjan-Korçë, të dy me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, pasi dyshohet se këta të fundit, nuk kanë ushtruar kontroll, tek automjeti i shtetasit të lartpërmendur, duke shpërdoruar detyrën.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal.
Sigal