Kallëzohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk pagoi sigurimet e punonjësve

531
Ish Kretari i Bashkise Kukës Hasan Halilaj është kallëzuar penalisht për herë të dytë brenda tre muajve.
Burime të Prokurorisë së Kukësit bëjnë me dije se ka mbërritur një kallëzim penal për mos pagesa të kontributit të sigurimeve shoqërore për punonjësit e bashkisë Kukës që arrijnë në vlerën e 64 milion lekësh duke përfshirë edhe kamatëvonesat ku kjo shumë shkon në 102 milion lekë.
Në kallëzimin penal të bërë nga bashkia e Kukësit referencë është marrë neni 20 i ligjit 9136 “Për mbledhjene kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore”.
Sipas këtij neni,kur punëdhënësi mban kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punonjësve por nuk i derdh ato në organet tatimore, gjobitet me 50 % të shumës së kontributit të papaguar.
Kur këto kontribute nuk paguhen në organet tatimore tre muaj pas datës së percaktuar me ligj punëdhënësi kallëzohet penalisht.
Bashkia e kukësit ka të papaguar rreth 5 vite kontribute të sigurimeve shoqërore. 
Sigal