Kalaja e Tiranës: Turpi i Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë së Tiranës

1033
Që me ardhjen e demokracisë dhe deri më sot nuk është bërë asgjë për të mirë për Kalanë e Tiranës. Përkundrazi megjithëse është monument kulture i kategorisë së parë dhe ka të përcaktuar një zonë të mbrojtur në bazë të vendimit të këshillit të ministrave mbi të dhe në zonën e gjelbër, rreth tij janë shtuar vazhdimisht ndërtime me leje dhe pa leje, dhe një i fundit është ky masiv betoni dhe hekuri që po ndërtohet në zonën e gjelbër jo larg kalasë dhe në oborrin e ish pallatit të pionierëve. Sikurse duket nga fotot nuk ka asnjë tabelë për leje ndërtimi dhe ka shume mundësi që po ndërtohet pa leje. Koha e zgjedhjeve në Tiranë dhe kudo në Shqipëri ka qenë dhe është kohë ndërtimesh pa leje apo me leje të kundra ligjshme. Duhet që sa më parë të shemben të gjitha ndërtimet me leje dhe pa leje brenda dhe në afërsi të këtij monumenti kulture duke e çliruar gjithë territorin, duke riparuar banesat e Toptanasve dhe duke e kthyer në zonë për shëtitje për qytetaret dhe zone të vizituar për turistet që të sjellë të ardhura për mirëmbajtje dhe riparime të kalasë , ambienteve dhe banesave të Toptanasve. Për mendimin tim duhet të shembet edhe ajo kafshëri që ka qenë kinemaja e pallatit të pioniereve dhe sot kinema dhe restorant Milenium, ndërtuar mbi dhe pranë mureve të kalasë së vjetër. Si ka mundësi që përditë flitet për turizëm në Shqipëri, riparim të kalave të Lëkurësit Sarandë, Prezë, Bashtove etj., ndërsa për këtë kala në mes të Tiranës kryeqytetit të Shqipërisë nuk flitet fare por shkatërrohet dhe rrënohet për ditë duke e mbytur dhe rrethuar me ndërtime pa leje dhe me leje. Kaq të forta kanë qenë interesat e pushtetarëve të lidhura me objekte mbi dhe pranë kësaj kalaje saqë e kanë sjelle dhe vazhdojnë ta sjellin në këtë gjendje skandaloze. Kjo kala ka qenë është turpi dhe shenja më e qartë e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës, qeveris qendrore dhe veçanërisht të Ministrisë së Kulturës. Për ndërtimet pa leje dihet që nuk ndërhyn policia bashkiake e korruptuar e Tiranës dhe IKMT i korruptuar por nuk ndërhyn më as policia e rendit që edhe ajo u bë shpejt e korruptuar dhe ineficiente në këtë fushe.
Sigal