Kakavijë/ Ndalohen 5 klandestinë nga Afganistani, pranga transportuesit

558
Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar 5 shtetas nga Afganistani, pjesëtarë të së njëjtës familjeje. Shtetasit Afgan tentuan të kalonin kufirin e Kakavijës në mënyrë klandestine, të ndihmuar edhe nga transportuesi Usni Xhaferri, 53 vjeç banues në Cërrik, Elbasan.
Pas evidentimit, policia i ka ndaluar menjëherë duke arrestuar transportuesin në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, pranë fshatit Dervician, ku u kap duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 5 shtetasve të huaj, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Kjo është e disata herë që policia kufitare ndalon klandestinë nga vendet e Afganistanit, Sirisë etj.
Sigal