Kakavijë, ndalohen 26 afganë; në pranga dy shoqëruesit

539
Sigal

Arrestohen në
Kakavijë  dy shtetas për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të
paligjshëm të kufirit” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ndërkohë që janë
ndaluar nga Policia Kufitare 26 shtetas afganë.

Nga shërbimet e policisë Kufitare
Kakavijë arrestohen në flagrancë shtetasit Lorjan Grembi, 28 vjeç  dhe
Laert Grembi, 33 vjeç , banues në Patos, Fier. Arrestimi i këtyre shtetasve u
bë pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, nga shërbimet e policisë kufitare,
në vendin e quajtur “Argjinatura e lumit Drino”  u bë e mundur kapja e 26
shtetasve të huaj dhe dy shtetasve shqiptar.

Shtetasit e arrestuar kryenin
funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person.
 Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë
Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore./Shqip/