Kakavijë, kapet shqiptari me 12 mijë Euro të padeklaruara

506
Një shqiptar është gjobitur nga autoritetet greke në doganën e Kakavijes pasi është kapur me një shumë të madhe parash të cilat do t’i sillte në vendin tonë dhe nuk i kishte deklaruar. Gjatë kontrollit në anën greke të kufirit, shtetasit shqiptar iu gjetën 11.750 Euro, të cilat do t’i depozitonte në bankat shqiptare.

Sipas procedurave përkatëse, shqiptari nuk kishte dorëzuar deklaratën për kalimin e shumës së parave. Mediat greke shkruajnë se ky është rasti i dytë brenda 3 muajsh. Rasti i parë kishte të bënte me një shtetas grek, i cili u kap me 25 mijë Euro para cash që do t’i derdhte në bankat në Shqipëri. Shkak për këtë, shkruajnë mediat, është pasiguria e qytetarëve për të lënë paratë e tyre në bankat greke nga kriza që ka mbërthyer vendin fqinj.
Sigal