Kakavijë -Arrestohet 57- vjeçari, kishte heroinë në parafangon e makinës

48

Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës, ku në pranga është vënë shtetasi Stavri Topi 57 vjeç. Policia sqaron se droga e llojit heroinë ishte fshehur në parafangon e makinës, e cila u kap gjatë kontrollit në vijën e dytë.

“Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Stavri Topi me mjetin tip “Benz”, me targa AA 770 LS. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga  punonjësit e Policisë Kufitare,  mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në parafangot e gomave të para të automjetit kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.  Gjatë kontrollit të imtësishëm  nga grupi hetimor, në parafangot e gomave të para të mjetit, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me  peshë totale 2 kg.Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, informoi policia.

Materialet proçeduriale do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a  i Kodit Penal.