Kafja të bën mirë për shëndetin

671
Të pish kafe në mënyrë të moderuar, bën mirë dhe tre apo katër filxhanë në ditë mund të sjellin të mira për shëndetin.
Ky është në fakt një rishikim i studimeve të mëparshme, nga BMJ, që ka zbuluar një rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlcisë, disa lloje kanceresh dhe infarkteve pavarësisht se kërkuesit nuk kanë mundur të provojnë se kafeja është shkaku.

Sidoqoftë, shumë kafe gjatë shtatzanisë, është e dëmshme – rikonfirmon studimi. Ekspertët thanë gjithsesi se njerëzit nuk duhet të fillojnë të pijnë kafe për arsye shëndetësore apo për të parandaluar sëmundjet.

Kërkuesit e universitetit të Sauthemptonit mblodhën të dhëna për pasojat e kafesë në të gjitha aspektet e trupit njerëzor, duke marrë në konsideratë më shumë se 200 studime, shumica e të cilave, thjeshtë vëzhguese. Krahasuar me ata që nuk pijnë kafe, ata që pijnë tre filxhanë kafe në ditë duket se kanë më pak rrezik të preken nga probleme në zemër apo të vdesin prej tyre.

Përfitimet më të mëdha nga konsumi i kafes shihen në rrezikun e reduktuar të mëlcisë, përfshirë kancerin. Sidoqoftë, studiuesit e universitetit të Sauthemptonit, nuk janë në gjendje të konfirmojnë se është sasia e konsumuar e kafesë ajo që bën dallimin. Faktorë si mosha, pirja apo jo e duhanit, ushtrimet fizike etj mund të kenë ndikim. Sidoqoftë, përfundimet janë në një linjë me disa studime të tjera të kohëve të fundit sipas të cilave, pirja e kafesë nuk shkakton probleme.

Ka një balancë të rreziqeve në jetë dhe të mirat e konsumimit të moderuar të kafesë duket se prevalojnë mbi rreziqet – thonë kërkuesit. Ata rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos konsumojnë më shumë se 200 mg kafeinë në ditë, ose dy filxhana kafeje ekspres, sepse një sasi më e madhe mund të shkaktonte probleme. Për të rriturit e tjerë, një sasi e moderuar kafeje, është e barabartë me 400 mg në ditë, ose tre deri në katër filxhanë kafeje…
Sigal