Kadri Muka: Gjykata Kushtetuese duhet të vërë në vend disa gabime të saj

725
Varet nga ata. Aty ka një taktik. Prej disa vitesh, disa vendime i kanë rrëzuar dhe disa jo. Është një problem kompleks. Gjykata Kushtetuese ka qenë e tërhequr nuk ka qenë plotësisht e gatshme për të dhënë zgjidhje kushtetuese. Po të shikosh vendimet që ka marrë për persona të ndryshëm është shmangur nga interpretimi. I ka futur në një prerje të përgjithshme . Në këto vendime ka thënë se janë çështje që i trajtojnë gjykatave të shkallës së parë. Për sa kohë ka të bëjë me cenim të pushteteve, pra gjykata ka marrë përsipër të drejta që i takojnë ligjvënësit, për sa kohë që bëhet fjalë për rend juridik, hierarkinë e burimit të së drejtës, këto janë parime themelore mbi të cilat mbahet shteti. Ka vendime të tjera ku është marrë edhe me anën teknike të çështjeve. Kështu po të nisesh nga kjo do të thotë se nuk janë gati të japin zgjidhjen e duhur. Zgjidhja është e thjeshtë. Pensioni i parakohshëm, është përfitim që i takon sigurimeve shoqërore bazë që është i parashikuar nga neni 52 i Kushtetutës pika 2 ,që do të thotë, kur mbetet pa punë jo për shkak të vullnetit të tij shteti ka të drejtën dhe detyrimin ti sigurojë kushtet. Këtu është pikënisja. Ajo që parashikon konkretisht statusi i ushtarakut, është ligj, i cili përcakton pozitën juridike, ekonomiko financiare si dhe atë shoqërore, që do të thotë se e shkëput nga pjesa tjetër e shoqërisë. Këtu pozita juridike për pensionin e parakohshëm është ajo që ka përcaktuar pika 1 e nenit 35 e statusit të ushtarakut, që do të thotë se ushtaraku kur del në rezervë apo në lirim, kur ka mbushur moshën 12 vjet femra dhe 15 vjet mashkulli, përfiton pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50% të pagës mujore dhe për çdo vit tjetër mbi këtë vjetërsi i shtohet 2% e pagës mujore dhe kjo masë përfitimi, garantohet deri në përfitimin e kushteve për pension pleqërie. Duke qenë si e tillë, që përcaktohet nga statusi i ushtarakut është një e drejtë që garantohet nga ligji organik, që bënë pjesë në listën shteruese të nenit 81 pika 2 të Kushtetutës, i cili miratohet me tre të pestat e gjithë anëtarëve të kuvendit. 

Duke qenë si i tillë ligji i sigurimit suplementar është ligj i zakonshëm, i cili miratohet sipas nenit 78 me shumicën e thjeshtë të votave 50 plus 1, pra me 71 vota. Duke qenë si i tillë ky nuk ka të drejtën as zvogëlojë as ta ndryshojë, as ta kufizojë dhe as ta shfuqizojë, përcaktimi nenit 35 të statusit të ushtarakut. Pakica nuk mund të marrë dot kompetencat e shumicës. Si i tillë, masa e pensionit 50 plus 2 nuk mund të cenohet nga sigurimet shoqërore. Sepse neni 13 dhe 14 i ligjit 10142 i ndryshuar me aktin normativ numër 5 datë 10.11.2005, është nen i krijuar nga neni 35 i statusit të ushtarakut. Duke qenë i krijuar, ai është nen, në dhe për zbatim të nenit 35. Pra duke qenë kështu ato nuk prekin dot nenin 35. Faktikisht ato e kanë prekur. Edhe pse kanë qenë përballë faktit të vendimit numër 33 datës 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcaktonte se nisur nga rëndësia dhe misioni që ka pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi, zvogëlimi apo kufizimi i masës së tij nga neni 14 i ligjit 10142, nuk mund të përligjet as me interesat e rëndësishme publike. Pra Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar se interesat e rëndësishme publike nuk prevalojnë dot mbi këtë lloj përfitimi. Pavarësisht kësaj, ligji 10142, i ndryshuar nga akti normativ e zvogëloi masën dhe e bëri masën e pensionit 1.5% për vit shërbimi të pagës mesatare neto referuese të të gjithë vjetërsisë së shërbimit. Pra një ushtarak me 20 vjet vjetërsi nëse merrte 60% për 20 vjet, me llogaritjen e dytë merrte 30% të një page më të vogël, pra të pagës neto. E gjithë meseleja është se akti normativ u ankimua në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo me vendimin e datës 18 shkurt 2013, nuk e shfuqizojë si antikushtetues. Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese la në fuqi një akt normativ i cili me Kushtetutë nuk mund të merret për të drejta që janë përcaktuar nga shumica e cilësuar parashikuar nga neni 81, dhe e dyta miratimi i aktit normativ që cenon një të drejtë të tillë nga kuvendi është përsëri një akt tjetër antikushtetues, sepse ajo nuk mund t’i jap fuqi një akti që ka prekur të drejtat e pushteteve dhe nuk ka respektuar hierarkinë e burimit të së drejtës. Këtë qëndrim GJ. K e ka mbajtur për statusin e nëpunësit civil. Pra kemi dy qëndrime për të njëjtin gjë. Megjithatë, vendimi 2 e ka dhënë zgjidhjen tek pika 26 e këtij vendimi. Unë kam dy opsione. Në shkurt të vitit 2013 Gjykata Kushtetuese u shpreh në vendimin e saj se në kushtet kur ekziston kriza globale dhe Shqipëria nuk ka sesi të mos preket prej saj, në këto kushte është pamundësi e buxhetit të shtetit për të mbuluar shpenzimet,. Ky qëndrim mbahet për të gjithë zërat dhe jo vetëm për një. Kriza prek të gjithë ekonominë dhe nuk e prek një pjesë të ekonomisë. Por tani vendi nuk ndodhet përballë krizës. Ata janë tani përballë një detyrimi të tyre të marrin një vendim në kushtet e sotme. Ana tjetër është se ata duhet t’i qëndrojnë kushtetueshmërisë. Por ata do t’i shmangën interpretimeve. Pra ekzistojnë të dyja mundësitë. 
Sigal