Kadeli nuk shkon të prezantojë ‘ekspertin fiskal’, Braçe e paralajmëron

552
Drafti ligjor për ekspertin fiskal, i depozituar nga deputeti i LSI Gjovalin Kadeli rrezikon të tërhiqet mbrapsht.

Shkak është bërë mungesa e Kadelit në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte parashikuar të mbahej seanca dëgjimore me grupet e interesit.

Braçe: Ky nuk është propozim i Këshillit të Ministrave, por është i LSI.Propozuesi që është Kadeli nuk ka ardhur në Komision.Nuk kam përse ta diskutoj kur ata nuk janë të pranishëm.Propozoj tërheqjen pas të draftit.

Braçe foli edhe pas seancës dëgjimore, ku teksa dha një paralajmërim të qartë për Kadelin, theksoi edhe faktin se nuk pranon asnjë presion.

Braçe: Nuk kanë ardhur propozuesit. Nuk mund të vazhdojmë më në këtë mënyrë. Ose të paraqiten në Komision ose do i kërkoj kryetarit të parlamentit të tërheqë draftin. Propozuesi ose do të vijë ose do të tërheqë draftin.Një gjë mund të them sot: Unë nuk pranoj asnjë presion.

Sa i përket projektligjit të ish-të përndjekurve, kreu i Komisionit të Ekonomisë tha se nuk e kaluan në diskutim sepse nuk kanë kuorumin.

“Ata që janë në çadër të vijnë të votojnë” bëri thirrje Braçe.
Sigal