Kadare, letër Ambasadores së BE: Jam gati të kërkoj falje në gjunjë

601
Por në të kundërt të asaj që shkruan Kabo ka shkruar shkrimtari i njohur Shqiptar Ismail Kadare. Duket se Kadare del hapur kundër gazetarit Myftaraj dhe në mbrojtje të ambasadores Vlahutin. “Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar. Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve. Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë. E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar, se mirënjohja për ju, është e do të jetë e pacenueshme:, shkruan Kadare në letrën e hapur drejtuar ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
Sigal