“Ka vdekur policia”, Shoqëria Civile protestë pas vrasjes në Paskuqan

159

Shoqëria Civile protestoi pak momente më parë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas vrasjes së Enkeleda Çapokut nga kunati i saj në Paskuqan.

Pjesëmarrësit vendosin qirinj dhe këpucë para godinës së drejtorisë në kujtim të të gjitha femrave të vdekura nga dhuna. Sipas Brizida Gjikondit, ngjarje të tilla tregojnë se në vendin tonë ka vdekur policia.

“Nuk ka vdekur e dhunuara dhe e vrara nga kunata, por ka vdekur shteti ka vdekur policia. Policia shqiptare prej shumë vitesh nuk mbikëqyr urdhrat e mbrojtjes.

Prandaj këto janë vrasje të paralajmëruara.

Një nënë e dhunuar që punon në kushte kafshërore, vritet barbarisht nga kunati, edhe pse kishte urdhër mbrojtje.

Reagimi ynë sot nuk janë qirinjtë për gruan, por janë qirinjtë për policinë që vetëm emrin ka të tillë”, tha ajo.