Ka humbur prej 1 viti trageti Pogradec-Ohër

53
Prej 7 vjetesh ka mbetur në letrë një marrëveshje midis Maqedonisë dhe Shqiprisë për vendosjen në liqenin e Ohrit të nje trageti posagjerësh Ohër – Pogradec –Strugë dhe anasjelltas. Para një viti, në fund të qershorit 2014, më së fundi erdhi trageti nga Ohri në Pogradec. U derdh shampanja lumë, u pre shiriti, drekë me dy ministritë përkatëse. Por trageti erdhi nja dy herë nga Ohri në Pogradec dhe nuk u duk më. Gjithçka ngeli ashtu sikurse ishte ëndërruar prej 7 vjet më parë. Rreth këtij projekti që ngeli vetëm me një ceremoni zyrtare dhe vetëm kaq, këshillitari i bashkisë së Ohrit, Vllado Cinkovski ka thënë për gazetën “Telegraf” se kjo marrëveshje ishte serioze pasi kishte leverdi të madhe për të dyja vëndet tona. Ishin të gjitha mundësitë, ka theksuar ai, që të dyja vëndet tona të lidhen edhe me linjen ujore nëpërmjet liqenit, e cila do të sillte padyshim një shkembim të madh në radhë të parë turistësh por pse jo dhe shkëmbime bujqësore e blegtorale nga Ohri – në Pogradec. Ky traget ishte dhe është i domosdoshëm sidomos për shqiptarët, shtoi Cinkovski. Trageti është një mundësi më tepër për shtimin e vizitave të ndërsjellta nga të dyja anët e liqenit edhe nga popullsia e dy vëndeve tona. Në Ohër çdo verë vijnë pushojnë në çdo 15 ditësh rreth 80 mijë turistë të huaj. Pa dyshim i gjithë ky fluks turistësh që vijnë deri në manastirin e Shën Naumit, nëpërmjet tragetit do të jenë vizitorë edhe në brigjet e Pogradecit, çka do të sjellë rritjen e fluksit turistik. Por edhe pushuesit dhe turistët e shumtë që pushojnë në Pogradec do ta kenë një variacion më tepër për vakancën e tyre udhëtimin me target në qytetin e Ohrit. 
Edhe pala shqiptare mori masa, përveç krijimit të sportelit të doganës, i ka ngelur të krijojë vendin e ankorimit të tragetit! Madje, para dy vjetësh, ish kryetarët e bashkive rreth e rrotull liqenit të Ohrit, Artan Shkembi i Pogradecit, Ramiz Merko i Strugës dhe Aleksander Petrevski i Ohrit, të lodhur nga kjo zvarritje morën një vendim që të tre kryebashkiakët, me administratën e tyre dhe me gazetarë rajonalë nga anët e kufirit, t`i bëjnë një sfidë qeverisë maqedonase duke hipur tragetit në Ohër dhe të mbërrini në Pogradec duke e shkelur kufirin në mënyrë të paligjshme. Ata deklaruan në një konferencë për shtyp se dhe peshqit janë të lirë dhe kalojnë nga njëra anë e liqenit në tjetrën pakufij, ndërsa midis popujve paska kufij ujorë. Ne kemi marrë një vendim sëbashku me dy kryetarët respektivë të Ohrit dhe të Strugës dhe do t`i bëjmë pas pak ditësh një sfidë kësaj zvarritje të pafund burokrtaike të dy qeverive që verën e këtij viti trageti të funksionojë patjetër, tha ish kryebashkiaku Shkëmbi. Por edhe pushtetarët lokalë të dy vendeve këtë sfidë nuk e realizuan. Por as kalimi i paligjëshëm i tre kryetarëve që do të shkelnin ujrat territoriale me trageti para dy vjetësh nuk nuk u realizua dhe mbeti si ëndrra e një nate vere dhe si një presion ndaj dy qeverive respektive. Dhe ja papritur verën e kaluar vendosen tek moli flamuj të dy shteteve, vijnë në Pogradec Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto si dhe ajo e Turizmit Eglantina Gjermeni dhe ministrat respektivë të Maqedonisë. Ministri Haxhinasto në ceremoni e quajti një ditë historike vendosjen e tragetit midis dy vendeve, e cila do të hapi një faqe të re midis dy vendeve. Por kjo ishte për spektakël dhe vetëm për të prerë shiritin, pasi trageti nuk vjen më nga Ohri dhe nuk niset nga Pogradeci në Ohër. Ky është fakti dhe pushtetarët e kalojnë në heshtje që pa dyshim është një turp. Tashmë pogradecarët thonë: Janë ca pushtetarë që na sollën një traget nga Ohri – në Pogradec dhe humbi si sëpata në pyll dhe nuk e pamë më! Tashmë nga ajo ditë, moli i tragetit ka ngelur i shkretë dhe dy flamujtë shqiptarë dhe atë maqedonas, i ka marrë era dhe i ka flakur tutje në liqen ashtu si premtimi i tyre. Çuditërisht Pogradeci me Ohrin ka patur traget vajtje – ardhje në vitet `30, të cilat janë me dëshmi fotografike jo sot që pretendohet për heqjen e vizave dhe hapjen e kufijve dhe nuk vendoset një traget në dy anët e liqenit, por kur ky traget ka funksionuar 80 vjet më parë! Le ta përdorin vendosjen e një trageti si një slogan në zgjedhjet e reja parlamentare ashtu siç është përdorur për zgjedhjet që sapo kaluan. 
Ja si mashtroi Haxhinasto një vit më parë
Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto inspekoi punimet në molin e Pogradecit, vendi ku do të behet ankorimi i trageteve Shqipëri -Maqedoni. Në një deklaratë për mediat, ministri Haxhinasto u shpreh se linja ujore Ohër – Strugë – Pogradec do të nisë të funksionojë në 15 qershor. “Ky rikonstruksion u bë me një qëllim të caktuar, për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin, por unë jam i bindur se do t’i japë një impuls tjetër, shërbimeve turistike ujore për Pogradecin edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar”, tha Haxhinasto. Linja Ujore Ohër – Strugë – Pogradec është miratuar në parim nga krerët e bashkive vite më parë, por pavarësisht kësaj, burokracitë e ndryshme qeveritare bënë që projekti në fjalë të zvarritej dhe të mbetej për një kohë të gjatë vetëm në letër. 
Në numrat e ardhshëm gazeta “Telegraf” do të zbradhë të gjithë veprimtarinë dhe skandalet e Minisitrit Haxhinasto në kabinetin Berisha si Ministër i Ekonomisë dhe në kabinetin Rama si Ministër i Transporteve.