Juristi Gentian Sala zgjidhet në krye të Autoritetit të Medias

506
Sigal

TIRANE – Gentian Sala është kreu i ri i Autoritetit të Medias Audiovizive. Ai u zgjodh sot me votim te fshehte nga Kuevndi, ku mori 79 vota pro te deputeteve, dhe vetem 1 kunder, perballe 3 kandidateve te tjere.

Gentian Sala (jurist), garonte per kete post bashke me 3 kandidatet e tjere: Gentian Skënderaj (ekonomist), Anila Basha (gazetare) dhe Bers Hado (jurist).

Votimi: 
Gentian Salaj: 79 vota pro, 1 kundër
Gentian Skënderaj: 3 vota pro, 71 kundër, 5 abstenime
Anila Basha: 20 vota pro, 48 kundër, 10 abstenime
Bers Hado: 4 vota pro, 69 kundër, 5 abstenime
 
Mazhoranca i ka bërë vazhdimisht apel deputetëve demokratë që të bëhen pjesë e procesit për zgjedhjen e kreut të AMA-s, por opozita nuk u bë pjesë e votimit të kandidatëve në Komisionin e Medias, duke vazhduar bojkotin parlamentar të nisur prej muajit korrik.

Kuvendi vendosi te perfshije në rendin e ditës e miratimin e projektvendimit për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, pas propozimit në nisje të seancës së sotme parlamentare, të kreut të grupit socialist Gramoz Ruçi.

Gjithashtu, Ruçi propozoi përfshirjen në seancën e sotme edhe të disa ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, të kërkuara nga deputetët e opozitës.