Julinda Dhamo, modeli i turizmit shqiptar

906
Sigal

Turizmi shqiptar  përveçse ka nevojë të bëhet i vizitueshëm kërkon edhe të promovohet.  Këtë iniciativë ka ndërmarrë vetë drejtorja e Përgjithshme Julinda Dhamo, e cila ka udhëtuar dje, drejt Prizrenit për pritur  grupin e mediave të huaja që do marrin pjesë në turin e operatorëve me destinacion Shqipërinë. Udhëtimi i aventurës  do të nisë me mikpritjen shqiptare në kufirin e Morinës dhe do të përfundonte  në zonën e Shkopetit, duke u freskuar në lumin e Matit. Vozitje dhe ushqimet tradicionale, janë pjesë e kronikës që fotoreporterët dhe operatorët po përgatisin për të përcjellë në vendet nga vijnë. Veç alpeve dhe vendeve të shenjta, bregdeti do jetë destinacioni kryesor. Ky model promovimi është vlera më e madhe dhe më e suksesshme që ka sot nevojë Shqipëria. Me sa duket drejtorja Dhame ka marrë modelin e BE-së, e cila ka nisur një tur me gazetarët shqiptarë, të cilët i ka ftuar në qytetet dhe institucionet e vendeve të saj.