JU TREGOJ SHKELJET LIGJORE TË GJYQTARES ENKELA BAJO-VLORA

1282
Sigal

Si u “instruktua” avokati nga gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora në seancat gjyqësore pa regjistrim dhe në zyrën e gjyqtares

Flet Avokati: Ju tregojë abuzimet në gjykatën e Tiranës dhe shkeljet ligjore të gjyqtares Enkela Bajo – Vlora. Falsifikimi i testamentit dhe si në faqen e regjistrit të noterit për testamentin e pronave në Stamboll, figuronte shitje makine. Ja biseda e plotë me njeriun që luftoi për drejtësi edhe në kohën e diktaturës

Denoncimeve të bëra në gazetën “Telegraf”  nga qytetarë të ndryshëm për gjyqtaren e shkallës së parë Tiranë, Enkela Bajo –Vlora si dhe investigimi i gazetës për pasurinë e kësaj gjyqtareje, ndërtimet pa leje, të cilat vetë gjyqtarja i deklaron pranë ILDKPI-së, duke u shprehur se po kërkon legalizimin e tyre i shtohet edhe një tjetër denoncim, por këtë radhë nga një avokat dhe ekspert i së drejtës në Shqipëri.

Avokati I. Gj. tregon kalvarin e gjyqeve të pronave që, për fat të keq, i qëlloi ta gjykonte gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora.

Bëhet fjalë për një pronë jo dosido dhe në ndonjë vend pa vlerë, por përkundrazi gjyqi bëhet për një pronë (dyqan) në zemër të Stambollit, në Turqi. Dhe kjo pasuri u tentua dhe vazhdojnë tentativat të merret nga halla e nuses, e cila pretendon se ia ka lënë me testament e ëma, vetëm asaj. Ndërkohë që i vëllai nuk përfiton asnjë gjë. Në rastin konkret, i vëllai është babai i nuses sime. Ajo që na ra në sy kishte të bënte me faktin që, nëna ishte ndarë nga jeta më parë se i shoqi i vet. Dhe nëse duhej të firmosnin për testamentin duhej të firmosnin të dy palët. Kjo na bëri të dyshojmë, pasi në vend të firmës, e cila mungonte ishte vendosur një shenjë gishti me pretendimin, se nëna nuk dinte shkrim e këndim. E para gjë që na shkoi ndër mend, deklaron avokati, kishte të bënte me falsifikimin e testamentit, ndaj dhe filluam grumbullimin dhe verifikimin e materialeve dhe dokumenteve, si dhe fillimin e çështjes ligjore në gjykatë. Në gjykatën e Tiranës, çështjen e gjykoi gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora. Ne kërkuam pavlefshmërinë absolute të testamentit dhe i kërkuam, madje edhe shtesë objekti: Falsifikim testamenti. Kjo është një arsye më shumë në listën e gjatë të denoncimeve, fakteve dhe provave për komisionin e vettingut për gjyqtaren Enkela Bajo-Vlora.

Çfarë ndodhi me dokumentin që lë me pasoja juridike mbrapa, për ata që e nënshkruan dhe për atë që i drejtohet?

Ky testament ishte bërë një vit përpara në dhjetor, kishte vënë gishtin një zonjë. Te noterja paraqitet në janarin e vitit tjetër dhe noterja thotë që u paraqit filan fisteku, e që nuk di shkrim dhe këndim, prandaj edhe vuri gishtin. Tashti ishin dy elementë. Së pari, një herë vuri gishtin dhe gishti duhet vërtetuar me dëshmitarë sipas ligjit.

Cila e vuri gishtin?

  1. Ç. Një grua që pretendoi që nuk di shkrim e këndim.

Cila ishte noterja?
Noterja ka qenë e ndjera Shpresa Spahiu. Ajo duhet të thoshte: “Para meje u paraqit filania, për identitetin, e cila me numër pasaporte kaq e kaq”,- që s’është shkruar asgjë fare, por vetëm se: Nuk di shkrim e këndim, vendosi gishtin. Dëshira e saj në testament do lexohet me praninë e një dëshmitari. Dhe ligji thotë se për këtë dëshmitar duhet vënë se ku banon. Testamenti nuk e ka as këtë. Nga ana tjetër, pasi e kërkova pavlefshmërinë absolute, të pjesshme, pra duke lënë për pjesën parkuese të hallës së gruas, se këtu ishte halla me gruan dhe ishte krejtësisht e qartë.

-Çfarë bëri gjykatësja Bajo?

-Gjykatësja mbasi e shtyu 1 vit e gjysmë, hajde sot, hajde nesër, pala tjetër i thoshte që kam për të sjellë edhe një dokument. Gjyqtare ishte Entela Bajo Vlora. Ka filluar gjyqi diku nga 2015-a. Unë, si pasojë e atyre vendimeve të kësaj gjyqtareje dhe gjyq pas gjyqi, kam kaluar kalvar. Thjesht, unë kërkoja që:

Së pari, kjo nuk ka elementët formalë që duhet të ketë një testament konform ligjit.

Së dyti, ajo gishtin e kishte vënë në pjesën e sipërme, se në atë kohë kur është bërë një testament, mund të redaktohej jashtë zyrës noteriale dhe noterja bënte verifikimin dhe vërtetimin. Nga ana strukturale, duke u bërë në dhjetor të ’93, testamenti dhe ku ishte vënë ky gisht, e zemë se ishte i ligjshëm. Por po në atë shkresë, thuhet në vërtetim që në 11 janar të ’94, pas 2 muajsh noterja, gabimin që ka bërë, (nëse e ka bërë ajo gjithmonë këtë testament), duhej të thoshte se para meje u paraqit filania, e cila e ka bërë testamentin jashtë zyrës time, e ka firmosur jashtë zyrës time. Dhe e sjell për ruajtje, se një testament që nuk ruhet, në organet e shtetit, nuk mund të këtë vlerë, mbas vdekjes së personit. Nuk mund ta mbash në shtëpi. Dhe detyrimisht mbahet në noterinë ku e ke dorëzuar, kopjen origjinale. Gjyqtarja Enkela Bajo –Vlora këtë gjë e quante  të rregullt .

Avokat, po pse nuk regjistrohej seanca gjyqësore?Gjyqtarja Bajo na thoshte, si arsye, ‘sepse nuk kemi salla, nuk kemi audio’. Gjyqtarja qëllimisht u ka dhënë dorë të lirë palës tjetër, i ka favorizuar. Mirëpo është fakt që këto dokumente që sillte ajo në cilësinë e provës nuk kishin të bënin fare me atë çështje, për të cilën gjyqtarja zgjaste apo zvarriste gjykimin dhe e gjitha kjo është qesharake. Në një rast pala tjetër thoshte që do sjellë një provë me shumë rëndësi. Dhe çfarë sillte? Herën e parë na solli një autorizim nga komiteti Ekzekutiv që të merrte shtëpinë që ka pasur te rruga e Kavajës. Se ku hynte kjo në çështjen që ne gjykoheshim, vetëm gjyqtarja Bajo e dinte. Unë e kundërshtoja dhe i thosha që seanca të regjistrohet, por ajo e bënte në zyrën e saj. Në fund fare, kur e pashë situatën, i thashë gjyqtares Bajo: Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për pavlershmëri. Por unë po provoj se ka falsifikim.

– “Me çfarë e provon” – tha gjyqtarja ? Me dokumentet e noterit i them.

Vajtët tek noteri përsëri ?

Po. Noteri Julian Zhelegu është ai që ka marrë në dorëzim të gjitha dosjet çfarë ka pasur e ndjera notere Shpresa Spahiu, për të cilën pretendohet se e ka bërë edhe hapjen e testamentit, edhe vetë testamentin. Testamenti origjinal duhet të rrijë atje, ose minimalisht, kur shkon ai që e hap testamentin, i jep në letër për të bërë regjistrimin në gjykatë, sepse në ato kohëra, e bënte gjykata dhe donte testamentin origjinal. Çfarë ndodh? Julian Zhelegu më sjell një përgjigje. Në përgjigje të kërkesës tuaj thotë, “Nuk më rezulton që të jetë ky testament me numër kaq e kaq nga arkivat që kam marrë nga e ndjera Shpresa Spahiu. Por, -thotë – në regjistrin tim ekziston një regjistër, në të cilën është bërë çelja e testamentit. Edhe shkoj unë edhe i them, ta shikoj se si është bërë çelja e testamentit? Ku është origjinali? S’ka origjinal – tha. Pra te noterja ishte një testament fotokopje. Atëherë i binte që origjinalin ta kishte kjo. Normalisht duhet ta kishte çuar në gjykatë. Marr dosjen e gjykatës unë, por edhe dosja e gjykatës ishte fotokopje, e njëjtë si kjo, pa origjinalen. Vura re se shenjat e gishtave nuk përputheshin mirë pastaj shumë dokumente që kishte përdorur në gjykatë në vitin 2002 ishin të njëjta, thotë sipas origjinalit që ndodhej në dosjen e noteres Shpresa Spahiut. Hapa faqen që të shikoja numrin e repertorit që ka aty. Aty ku duhet të ishte shkruar që vërtetohet njësia e certifikatës e këtyre gjërave, ishte shitja e një makine, pra gjëra të tjera. Më kupton? Më e bukura është se paraprakisht në vitin 2000 po vetë kjo, halla e gruas time, kishte bërë një kërkesë pranë Gjykatës ku thotë se s’na ka lënë as babai dhe as mamaja nuk kanë bërë testament. Dhe babai, meqenëse i yni, biologjiku, ka vdekur na ka birësuar si mua dhe vëllain. Vëllai i saj, është babai i nuses time. Në këto kushte, kërkoj që të njihem unë me vëllanë si trashëgimtar ligjor të nënës së babait.

Dhe ju ndërkohë vazhdonit seancën gjyqësore?

Atëherë unë dola në plan tjetër. “ Shiko,- i thashë, ky testament nuk është i nënës së saj. Pra unë po kërkoj shtesë objekti. Falsifikim testamenti. Gjyqtarja i tha asaj më sill nja 4 a 5 të tjerë për të parë a është i njëjti gisht. Solli ajo nja 3 a 4. Një tjetër po te i njëjti dokument. Pra po të njëjtin objekt për dyqanin qe bëhet fjalë jashtë, ajo në ’90-n kishte bërë një akt dhurimi sikur nëna ia dhuronte. Këtu është një handicap. Nëse ajo ia ka dhuruar në 90-n, si mund të lihet prapë në testament në ‘94-n? Edhe atje ka vulosur me gisht, sepse pretendon që nuk di fare shkrim.

Po si ka mundësi ia ka dhuruar në ’90-n dhe le testament në ’94-n? Në momentin që e ka dhuruar, a nuk ka marrë fund?
Tashi çfarë ndodh? Bëj unë një dokument dhe kërkesë për shtesën. Por gjyqtarja më thoshte: Pse s’ma dhe në fillim, tani nuk pranohen. Shiko i thashë, unë jam në seancë gjyqësore dhe është njësoj. Unë jam avokat dhe e di që shtesa e objektit mbahet në varësi të rrethanave prapa se e parashikon dhe ligji. Nuk bëri zë, e pranoi. I pa ato dhe më tha: Tani ti ke një ligj që thotë duhet edhe me gishtin tjetër, edhe me njerëz që e vërtetojnë . Unë nuk e di ku e kam humbur udhëzimin që thotë ky ligji, më thotë gjyqtarja Bajo. “Më vjen dot mbasdite?- tha. “Po mirë”- i thashë unë. Marr ligjin unë, i shkoj mbasdite në zyrën e gjyqtares Bajo, e dorëzoj, dhe gjyqtarja Bajo më thotë: “ Ç’të duhet ty të bësh falsifikim, do paguash ekspertin, ju lekë s’keni”. Po ju them fjalë për fjalë. “Rriji asaj të pavlefshmërisë. Unë nuk e ngacmova, sepse mendova që gjyqtarja nuk duhet të paragjykojë.

Ua tha gjyqtarja Enkela Bajo-Vlora? Po përse nuk e bëtë me regjistrim avokat?

Pikërisht, gjyqtarja Bajo dhe më tha. “Ti e ke mirë këtë pavlefshmërinë absolute, mos shko me këto edhe tërhiqe këtë pjesën që është për falsifikim”. Po mire i thashë unë, ta bie herën tjetër. Jo, më kundërshtoi gjyqtarja Bajo, Shkruaj këtu tha dhe më dha një fletë të bardhë dhe më tha: Shkruaj tani këtu, që heq dorë nga objekti për falsifikim dokumentesh, ma bëj tani. Më dogji. E shkruajta në atë fletë të bardhë që më dha gjyqtarja Bajo, që heq dorë nga falsifikimi. Pra shkruajta ato fjalë që më tha gjyqtarja Bajo, duke menduar se kështu është më mirë, siç më mësoi gjyqtarja Bajo.

Mbasdite kjo në zyrë? Se korridoret janë edhe me kamera që regjistrojnë hyrje-daljet!

Po pra mbasdite, pas orës 14.00. Pra jashtë çdo séance gjyqtarja e ka të ndaluar të marrë e të japë me palët kushdo qofshin jashtë seancës gjyqësore. Dhe mua më bëri përshtypje, pse ma deshi me shkrim dore. Në seancat çdo dokument që kërkon gjyqtarja, sillet me shkrim me vulë e me të gjitha. Ditën tjetër të seancës gjyqësore, ia shpie unë me shkrim për arsye të ekonomisë gjyqësore, po tërheq ankesën për falsifikim testamenti, dhe nuk thashë që ma kërkoi gjyqtarja në zyrën e saj 2 ditë më parë. Mirëpo gjyqtarja Bajo, vendosi rrëzimin e kërkesës. Zonja gjyqtare, -thashë- ti më the kështu, që unë të bëja kërkesë për të tërhequr pretendimin për falsifikim testamenti?. Po mire tha, e çfarë pastaj? Ma ktheu shpërfillshëm gjyqtarja Enkela Bajo. U habita dhe i them: Si më thua, çfarë? Gjyqtarja më thotë: Nëse mendon se testamenti është i falsifikuar, mos e tërhiqje . Po ti më the i thashë unë, isha në mirëbesimin e fjalëve të tua, të bëja ekonominë, bile më qave edhe hallin e më the që je invalid, ku do gjesh lekët për ekspertët e kriminalistikës, që do vërtetojnë, që shenja e gishtit është e falsifikuar, por më the, që me këto dokumente që kam është e mbaruar çështja. Por, gjyqtarja bëri të paditurën. Iku ky muhabet, edhe që atëherë shkova në apel.

Po gjyqtarja i pa shenjat e gishtërinjve që ishin të ndryshëm nga njëri-tjetri në dokumentet e testamentit?
Ajo nuk erdhi deri aty, sepse po të vinte deri aty, nuk do gjykonte dot si të donte, prandaj gjyqtarja Bajo më tha, hiqe pjesën e falsifikimit dhe lëre vetëm për pavlefshmëri.

-Çdo të thotë pavlefshmëri?

– Që nëse do pranohej pavlefshmëria e pjesshme, i bie që edhe klientja ime, edhe halla e vet të kishin gjysmë për gjysmë pasurinë.

Faleminderit avokat !

Shënim: Intervista është e regjistruar dhe është e disponueshme.