Ju tregoj Dhjetoristin që më dënoi me 12 vjet burg politik

744
Sigal

“Në
dhjetor të vitit 1990, kur nisëm protestat dhe sërish në shkurt 1991 kur
menduam vetëmohimin, të gjithë bëmë në vetvete një betim, që të mbajmë idealet
e kësaj lëvizjeje gjallë dhe të pastra. Ne kërkuam një Shqipëri si e gjithë Evropa
dhe jemi shumë. Kërkuam një Shqipëri në NATO dhe ky është realitet tani dhe kërkuam
një Shqipëri demokratike dhe Eëropa sapo na pranoi statusin e vendit kandidat për
në BE.
Është
e vërtetë që demokracia i ka dhënë të drejtën e fjalës çdo individi në Shqipëri
dhe kjo e drejtë mbrohet me ligj nga Kushtetuta e vendit. Megjithatë, mendoj se
kur flasim për ngjarje të mëdha si ato që ndodhën në dhjetor të vitit 1990,
morali dhe integriteti i njerëzve duhet të jetë në nivelin e atij ideali për të
cilin ne të gjithë së bashku luftuam. Çdo gjë nisi në 8 dhjetor dhe studentet të
mbështetur masivisht nga gjithë shqiptarët arritën ta shndërronin lëvizjen
studentore në një lëvizje të gjerë masive për pluralizëm. Kjo lëvizje u kurorëzua
me krijimin e të parës parti opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike.
Diktatura
nuk ishte shkatërruar ende, por krijimi i PD-së jepte shpresën që lufta të
spostohej në një nivel më të lartë. Populli opozitar kishte përfaqësuesen e vet
politike. Nuk ishte e thjeshtë, se menjëherë disa njerëz, të cilët me kohë dhe
me një qëllim ishin infiltruar nga Sigurimi i Shtetit në lëvizje e më pas,
brenda radhëve të PD-së, ku nisen luftën e ashpër. Një prej tyre ka qenë edhe
Shinasi Rama, i cili vetëm për një gjë është për t’u përgëzuar, besnikërinë
ndaj Alisë dhe bashkëpunëtoreve te tij ne PS. Ky person ka të drejte të flasë,
thjesht sepse në Shqipëri ka liri të fjalës, por moralisht ai duhet të heshtë
dhe ka 1000 arsye për këtë. 

Ai duhet
të heshtë deri kur t’i tregojë shqiptarëve me prova, se nuk ka qenë bashkëpunëtor
i Sigurimit të Shtetit, pasi çfarë shqiptarët dinë për të aktualisht, është se
ai ka qenë agjent dhe vetë viktima e tij, një qytetar nga Shkodra, z. Luke
Velaj e ka akuzuar Shinasi Ramën publikisht.

Në daljen
publike të z. Velaj thuhet:
“Pashë këto ditë në gazetë një material të shkruar nga një farë Shinasi
Rama lidhur me politikën e Tiranës e me rolin e tyrë në jetën e shqiptarëve.
Interesante, e kishte nënshkruar si “Instruktor” tamam si dikur instruktorët e
KQRPSH! Ky bandill priti njëherë që shefi i tij Ramiz Alia të thoshte një fjale
e pastaj, me të marrë udhëzimet nisi zbatimin në jetë të ideve të tij të
“ndritura”. 

Ky
Shinasiu ka një histori të pasur sigurimsi e komunisti si pak kush në moshën e
tij, gjë që e bën këtë “trim” kampion madje! Ai pat, një kohë në Shkodër, një
reputacion jo të mirë, pat lënë shkollën e Oficerëve dhe nisi të endej rrugëve
duke u futur në shumë grupe të rinjsh e me gjithkend, e njerëzit e thjeshte
kujtonin se është si ata, por në fakt ai kishte pas misionin, të endej ashtu
dhe të shoqërohej me sa më shumë vetë. Këtë e provon dalja dëshmitar në gjyqin
tim, personit me emër Luke Velaj, nga Shkodra. Më ka dale dëshmitar duke
shpifur e zbatuar detyrat e Sigurimit. Unë hëngra nja 12 vjet burg prej tij e
Shinasiu për shpërblim u dërgua në shkollën e Gjuhëve të Huaja, pasi e kreu
detyrën mirë”…

 

SHËNIM I
REDAKSISË

 Dëshmia e
publikuar sot nga gazeta, bëjmë me dije se është qëndrim personal i zotit Luke
Velaj, që aktualisht jeton në Greqi. Nisur prej disa qëndrimeve ashpra në
mediat shqiptare e ato të huaja, bërë prej zotit Shinasi Rama ndaj klasës
politike shqiptare, si e marrë peng prej ish-sigurimit të shtetit dhe krimit aktual
25-vjeçar, ish-i përndjekur politik Luke Velaj i  dënuar prej regjimit të ish-diktaturës
komuniste me burgosje mbi 10 vite, ka reaguar përsëri ndaj ish-Dhjetoristit
Shnasi Rama, duke komunikuar me gazetarin tonë në Greqi, zotin J. Gjoca, të
cilit i ka konfirmuar dëshminë e publikuar sot. Ai akuzon publikisht Shinasi Ramën,
duke i kujtuar, se prej përgjimit dhe denoncimit të tij ( të Shinasi Ramës),
ish-i përndjekuri Luke Velaj ka bërë 12 vite burg politik gjatë ish-regjimit
komunist. Ky Reagim i zotit Velaj është nxitur prej intervistave të zotit
Shinasi Rama, i cili denoncon diktaturën komuniste dhe politikën e këtyre 25
viteve, si “të desantuar prej sigurimit të shtetit me mision për të shkatërruar
idealet e Lëvizjes Studentore 1990”. Akuza e bërë nga ish-i përndjekuri politik
Luke Velaj, në adresë të një prej figurave kryesore të Lëvizjes Anti-Komuniste
të “Dhjetorit ‘90”, urojmë të mos jetë e vërtetë, mbasi është një baltë, e cila
cënon figurën e tij.